• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

400 raste me Covid në javë, mjekët flasin për valën verore të Covid dhe pasojat e vaksinës

by A R
13/09/2024 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundi i korrikut dhe i gjithë muaji gusht shënoi një valë të re të rritjes së të infektuar me Covid. Kjo u bë e ditur në Dita Jonë në A2 CNN nga drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini dhe mjeku Ilir Alihmehmeti. Sipas Tominit në këtë periudhë ka patur deri në 390-400 raste në javë.

“Situata e Covid është gjatë gjithë vitit prezent. Ndryshe nga gripi që është sezonal, Covid ka qenë prezent. E ka pasur pikën që e kemi quajtur si valë verore, se vazhdimi nga janari në korrik ka qenë në normalitet. Më pas bëri të njëjtën trajektore ku pati rritje në fund të korrikut deri në fund të gushtit, ku ka shkuar deri në 390-400 raste në javë”, citon A2 Tominin, e cila rekomandon që të mos neglizhohen shenjat.

Aktualisht thekson Tomini në A2 ka rënie të rasteve me Covid krahasuar me pikun e verës dhe atë të dy javëve më parë.

“Kemi një rënie të rasteve të Covid në qarkullim nga 120 raste në javë në dy javët e fundit, aktualisht kemi 60- 70 raste në javë. Por prezenca e infeksioneve respiratore ka vijuar të mbizotërojë”.

Për mjekun Alimehmeti, arsyeja kryesore e rritjes së të infektuarve me Covid gjatë verës kanë qenë udhëtimet, ndërkohë që varianti i Covid sipas tij vijon të mbetet Omicron.

“Kjo u vu re edhe vjet ku patëm edhe një valë verore. Vala verore ka tendencën të jetë ëm eqetë por një nga arsyet kryesore janë udhëtimet. Njerëzit lëvizin shumë, në një anketim të Eurostat 90% e europianëve do të lëviznin gjatë verës. Duke pasur koeficientin R më të lartë, ka mundësi të ngjitet dhe në verë. Ndërkohë që gripi nuk e ka dhe s’do të kemi kurrë grip në verë. Varianti mbetet Omicron”, citon A2 mjekun.

I pyetur për pasojat e vaksinës së Covid, mjeku Alimehemeti përgjigjet në A2: “Nuk ka vaksina pa efekte anësore, por kur anon nga e mira e rekomandojmë, kur anon nga e keqja ne i heqim. Kemi medikamente që i kemi përdorur 40 vjet dhe i kemi hequr. Kishim një situatë emergjence. Pse u caktua me detyrim? Sepse në fillim të dhjetorit të 2020-ës u diskutuan efektivitet 95-96% që dolën në NYT dhe që do bllokonte transmetueshëmrinë. Nëse do kishte bllokuar transmetueshëmrinë, atëherë do të ishte bërë më detyrim. Ne pamë nga Izraeli që kjo nuk po ndodhte. Efektet 10-vjeçare janë të rralla, por nuk mund ta them pa kaluar 10 vite. Duhej një komunikim dhe individualizim, por kjo ishte shumë e vështirë për t’u bërë në atë kohë.  Vaksinimet fiktive, që të gjithë prodhonin kartona sikur e kishin bërë dhe kjo të fut një kulturë të gabuar”.

Kjo ka bërë që njerëzit të jenë skeptikë për të kryer vaksinat. Dhe këtë e konfirmon edhe mjekja Aurora Dollenberg, e cila u shpreh në A2 se në Gjermani ka një ulje të vullnetarizmit për të bërë vaksinat.

“Në këtë vjeshtë vullnetarët për ta marrë vaksinën janë shumë më të ulëta. Ka një lloj skepticizmi”.

/a.r

Next Post
Socialistët nuk “pushojnë”, mblidhet nesër Asambleja e Tiranës

Socialistët nuk “pushojnë”, mblidhet nesër Asambleja e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj nga Akademia e FA

Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj nga Akademia e FA

July 22, 2026
‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

July 22, 2026
I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

July 22, 2026
Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

July 22, 2026
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

July 22, 2026
Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

July 22, 2026
Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

July 22, 2026
FOTO / Aksident i rëndë tek rrethi i TEG-ut, betonieria bie nga lartësia mbi autostradë

Policia reagon për aksidentin me dy viktima te rrethrrotullimi i TEG: Janë shtetas të huaj

July 22, 2026
Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

Trump “shënjestron” Iranin: Do godasim urat dhe centralet elektrike

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In