Nga Taulant Balla
I “dashur” Sali,
Të gjithë ata që kanë njohur PD-në kanë njohur edhe Ismail Mulletin. Disa me admirim e disa me zili, por e kanë njohur, pasi në fillimet e pushtetit të PD ai kishte gjithë lekët e PD. Lokalet e para të Admiralit në Tiranë i hapi PD dhe mbulesë ishte Il Mulleti siç i thoshte Ed Paloka se linte ndonjë lek aty, por ia falte ai. Me ato lek mbahej RD-ja, Tribuna Demokratike dhe ndonjë gjë brenda selisë së PD.
Pastaj erdhi Shqiponja, tregëtia e naftës me Milosheviçin, dhe Ili u bë partner 40 me 60 me Shqiponjën me urdhërin tënd dhe të Tritan Shehut. Pastaj Tritani i gjeti ca letra me vlerë dhe e bëri 60 përqind Ilin. Pastaj mes plumbave të 97′ me firmë të Genc Pollos dhe me vulë tënden, Ili u bë 100 përqind pronar i pasurisë së PD që e kishte përmes firmës Shqiponja. Bëhet fjalë për Tajvanin që e ke aq merak tani. Sa për dijeni Ili e shiti 750 mijë tek një biznesmen grek dhe iku në SHBA. Po stë ka dhënë gjë ty, pyet Pollon se atij i duheshin lek atëherë kundër teje. Për PD e di që si ka dhënë asnjë lek dhe mori në qafë dhe Albina Kamaitoron që kërkonte të drejtën dhe e detyrove të degdiset në Kanada emigrante, vetëm pse këkroi trasprencë për lidhejt e tua dhe të pollos me Il Mulletin.
Kështu iku hera e parë e pushtetit tënd, o Sali. Në fund të mandatit pronat dhe parate ia dorëzove Il Mulletit.
Por fati u përsëritka. Edhe në herën e dytë historia t’u përsërit.
Ili u kthye prapë në Shqipëri me rikthimin tënd, o Sali. Bëri ca punë me Pollon, por s’u eci mbarë me bankat në Qipro. Dhe në fund shpëtimin e gjeti tek ty. Të gjithë e dinë se pas teje ekspozimit që vajza jote e pati me studion ligjore sidomos në çështjen Ansar, gjithë klientët e saj i kaluan Tefta Zakës. Zaka bëri ARMO-n, ALBPETROL-in dhe pastaj gjithë konçesionet e tua. Zaka, Sali është gruaja e Il Mulletit, se mos nuk ta ka thënë Argita? E mori edhe këtë konçesion për këtë punë. Ridvani i cili hyn tek rraca e ministrave që dhe kundërshton, këtë herë e firmosi si një nder për ty, prandaj mos e shit tani.
Ismail Mulleti i cili po lakohet këto ditë është burri i Tefta Zakës, avokates së njohur, studioja e së cilës ka drejtuar disa nga privatizimet problematike në Shqipëri. Ajo ka qenë përfaqësuese ligjore në privatizimin e ARMO, privatizimin e dështuar të Albpetrolit dhe shumë kompanive të huaja që kanë marrë konçesione në Shqipëri në kohën e Berishës.
Një nga partneret e kësaj studio, Entela Shehaj është po ashtu aksionere me 10 përqind në një kompani të përbashkët të Ismail Mulletit dhe izraelitit Akin .
Kjo shpjegon faktin përse Ismail Mulleti u gjend në qendër të kësaj stuhie. E vërteta është se në qendër të saj është studioja ligjore e besuar e familjes Berisha gjatë tetë viteve në pushtet.
Konkluzioni është që Tefta Zaka është më e fortë se Mulleti në këtë histori. Dhe natyrisht më e fortë se është njeriu shumë i lidhur i vajzës tënde Sali. Ndaj mos u nxito të thuash e njoh nuk e njoh, e kam takuar se kam takuar. Ka gazetarë që kanë inxhizime sesi një anëtar i Gjykatës Kushtetuese thotë që nuk ia prish dot Berishës, nuk e kthej dot konçesionin. I dhimbte shumë familjes tënde kthimi i këtij konçesioni, ndaj i referohesh Gjykatës Kushtetuese. Ajo të ka shpëtuar paret, por nuk të shpëton dot nderin. Ne do ti shkojmë deri në fund. Dhe nuk ka rëndësi nëse paret i ka në Kanada apo Zvicër. Ato do ti dorëzosh në Tiranë, o Sali.