Drejtori i Institutit për Siguri Bedri Elezi,ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që sipas medieve serbe, ka thënë se “do ta shpallë nesër okupimin e veriut të Kosovës”.
Hoxha tha se rreziku që Vuçiç po përmend sot u nuhat nga shefi i CIA-s, që takoi zyrtarë të lartë në Beograd dhe në Prishtinë. Më tej, Hoxha u shpreh se ndërkombëtarët duhet që të marrin vendimet e duhura.
“Duket se këtë rrezik e ka nuhatur edhe shefi i CIA-s. Ndërkombëtarët të marrin vendimet e duhura. Deklaratat janë kërcënime serioze për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Kemi parë nga KFOR forca të shtuara, në zona ku shihet se mund të ketë rrezik për sigurinë. Në kufi me Kosovën, në Serbi dyshohet se grupe të rriturish po bëjnë stërvitje dhe presin urdhër që të nisen drejt territorit të Kosovë’, tha ai p♪7r News24.