Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti.
Gjatë takimit i pari i Prishtinës tha se në bisedë me kryeministrin Rama kishte dëgjuar kritikat miqësore në të mirë të Kosovës.
“Biseduam për zhvillimet politike në Kosovë. Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti.
Në anën tjetër kryeministri Rama tha se kryetarit Ahmeti vetëm i ka shprehur disa opinione miqësore
“Ishte mikpritje vëllazërore. Nuk pata kritika por shpreha disa opinione miqësore dhe pata kënaqësinë ta vizitoj në zyre në komunë”, tha Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama po qëndron në Kosovë pasi që ka ardhur si i ftuar në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi.
Rama është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe me liderë të partive opozitare.