Pak më shumë se një orë pasi Sali Berisha la ambientet e SPAK, tashmë si i pandehur për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme është paraqitur dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Edhe Malltezit do t’i koumikohet akuza sa i përket çështjes nën hetim që lidhet me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
SPAK dyshon se Malltezi ka përfituar rreth 5.4 milionë euro të ardhura nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, i favoziruar nga vendime të qeverisë së Partisë Demokratike, drejtuar nga vjehrri i tij kryeministër.
Por Malltezi tha për mediat para se të hynte në Prokurorinë e Posaçme se “nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Sali Berisha ka ndikuar te ndonjëri që të mos zbatojë ligjin”.
“Katër raportet e diligjencës që kanë sjellë rresht, nuk kanë asnjë rresht, as e përmendin emrin Sali Berisha. Nuk ka asnjë ligj, asnjë VKM nominativë gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PD por janë për të gjithë popullsinë. Zhvillimi i pronës private është kryer nga tre pinjollë, trashëgimtarë të familjeve private siç kanë rënë dakord konform ligjit, duke mos nxjerrë asnjë nga 41 familjet informale që ishin në ato shkatërrime. Asnjë nga këto tre partnerë që kemi qenë nuk ka përfituar asnjë cent nga qeverisja e PD. I vetmi dëm në financat e shtetit ka ardhur nga Edi Rama që ka shpërdoruar detyrën duke sjellë dëm ekonomik mbi 320 mijë euro, të cilin SPAK e kori si vendim gjykate por refuzon ta bëjë pjesë të çështjes dhe të pyesë Edi Ramën. SPAK ka krijuar piramidë mashtrimi, ka fshehur dhe gënjyer me dokumente zyrtare”, tha Malltezi.
/a.r