Pas marrjes të pandehur nga SPAK për korrupsion pasiv, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje protestuesve që kishin dalë në mbështetje të tij për të vijuar betejën deri në fitore. Në fjalën e tij para qindra mbështetësve ai tha se ata janë vlera morale, e drejta dhe shpresa e kombit shqiptar.
“Ju ftoj ta vazhdojmë këtë betejë. Qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se sot ata janë të vetmit vendimmarrës kushtetues dhe legjitim të këtij vendi. Ata janë vlera morale e kombit shqiptar. Ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi”.
Siç shkruan A2, ai e cilësoi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion si muze të krimit, duke përsëritur atë që deklaroi edhe më herët para mediave.
“Miqtë e mi, çfarë gjeta unë këtu. Këtu gjeta Edi Ramën, gjeta Linda Ramën. Gjeta Olsi Ramën si kryesues të dosjes së Xibrakës, por edhe udhëheqësi Amant Josifin. Gjeta Kanioni e Gjipesë, të grabitur nga Rama. Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela me 1 mln euro për dy vrasësit në Shkodër që i vunë dinamitin Lulzim Kullës. Gjeta edhe ata që ishin planifikuar politikanët afër Ramës për të hapur hapësirën për ta. Nuk janë politikanë por superbanditë. Gjeta Lubi Ballukun e cila kishte dosjet palë. Gjeta të shpërfytyruar Erjon Veliajn i cili si mi, kujdesej se mos e kapte 5 D. Po Gonxhja? Po nuk ka hajdut më të shpërfytyruar se Gonxhja. ishte me nja 30 dosje aty. Gjeta Elisën e Skënderbuçit me 5 mln euro. Kush nuk ishte aty. Ishte një muze kriminelësh, vrasësish, qeveritarësh peng, gjykatësish e prokurorësh politikanësh, gjyqtarësh”, citon A2 Berishën.
Për kreun demokrat, kjo duhet të jetë forca për fitore dhe për të rrëzuar Ramën.
“Këto janë forca jonë për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë më të fuqishme se kurrë në ekzistencën tonë. Dy botë përballen në Shqipëri; bota e krimit e drogës e vjedhjes së shqiptarëve dhe bota e shqiptarëve të ndershëm e guximtarë që janë në mision për të shpëtuar vendin e tyre. Të vazhdojmë betejën deri në fitoren tonë”.
/a.r