Kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, dy pilotët e rinj që humbën jetën një ditë më parë, janë përcjellë për në banesën e fundit, pas disa orëve nderime. Trupat e tyre do të prehen në Varrezat e dëshmorëve.
Deliaj dhe Hoxha po kryenin një seancë stërvitore teksa helikopteri, për shkaqe ende të panjohura u rrëzua pranë liqenit të Shkodrës.