Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”, ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, kanë shkëmbyer akuza dhe replika të forta për disa tema të nxehta politike dhe personale.
Debati nisi me një sulm të Shabanit ndaj Bardhit, duke e akuzuar atë për lëvizje të pandërprera nga një parti në tjetër dhe duke e përmendur raportet e tij aktuale me Sali Berishën. “Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës,” tha Shabani.
Bardhi u përgjigj duke theksuar se qëllimi i tij është largimi i Kryeministrit Edi Rama. “Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës,” theksoi ai.
Bardhi akuzoi Shabanin se ka përfituar fonde nga Edi Rama.
“Ke marrë 200 mijë euro, ke dy persona të punësuar, ju punëson Edi Rama, të ka punësuar si kryetar partie që të dalësh në studio dhe t’i shërbesh Edi Ramës. Nuk ke asnjë aktivit, s’ke asnjë anëtar, nuk përfaqëson askënd”, tha Bardhi, duke iu drejtuar Shabanit.
Në përgjigje, Shabani i tha Bardhit “qenke idiot ti, o shpifës çfarë fondesh më ka dhënë Edi Rama mua. Do të padis për shpifje dhe turp të kesh, legen. Unë kam marrë fondet nga KQZ, sikundër ke marrë edhe ti.
Në një moment tjetër të debatit, Shabani ngriti një akuzë më të rëndë, duke bërë një referencë të drejtpërdrejtë ndaj një automjeti të shtrenjtë që sipas tij Bardhi posedon, duke thënë se kishte një vlerë prej 200 mijë eurosh.
Bardhi u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Nëse është 200 mijë, do ta fal makinën.”
Pjesë nga debati:
Shabani: Ti qarkullon nga partia në parti, ke shkuar me babin e Zenit tani. Op tani te prehri i Berishës
Bardhi: Unë kam qëllim largimin e Edi Ramës.
Shabani: 200 mijë euro e kishte atë Benzin.
Bardhi: Ashtu?! (Qesh)
Shabani: Pse qesh kot?
Bardhi: Po njerëzit më shohin me çfarë makine lëviz unë
Shabani: Do t’i bëj fotografi, e ke aty jashtë me gjithë shofer
Bardhi: Nëse është 200 mijë do ta fal
Shabani: Jo mua, jepja pensionistëve
Bardhi: Jo 200, po 20 mijë nëse është ta fal. Ta jap ty dhe ti fale
Shabani: Shpjegoje sa është
Bardhi: Po nuk të jap llogari ty. Kur të shpjegosh makinën që ke blerë me paratë e buxhetit të shtetit…
Shabani: Prapë shpifje, prapë shpifje
Z SHabani mos u merre me kta plehra,si puna e bardh byhes,i pa shtylle kurrizore,me kyte kategori njerzish sja vlen te humbesh kohe.