Deputeti socialist Ben Blushi ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kryetarit të PS dhe njëherësh kryeministrit Edi Rama për procesin e Referendumit të kësaj force politike. Blushi tha se po përgatitet një manipulim i madh pasi Rama sipas tij ka frikë nga anëtarësia, ndaj nuk shkon në proces zgjedhor “një anëtar një votë” për mandatin e tij.
“Ky referndum është “pa-Rama Papers”. Listat për delegatë u votuan në fund të muajit shkurt. Në pogradec shkoni pyesni. Në pogradec kanë qenë në listë 500 anëtarë, morën pjesë 400, dhe dolën 600 fletë votimi. Kjo ka për të ndodhur dhe në këtë rerefendum. Është “pa-Rama Papers” për të trukuar referendumin. Ju them socialistëve në gjithë vendin të kthehen në vëzhgues të këtij akti të pashembullt. Kjo nuk është çështje e brendshme”, tha Blushi.
Më tej Blushi renditi disa fakte që sipas tij vërtetojnë se procesi po manipulohet.
“Po përgatitet një manipulim i madh. Së pari listat e zgjedhjeve të këtij referendumi nuk e di të jenë publike. Nëse hyni në faqen e PS nuk ka listë. Kjo nuk mund të ndodhi. Dje më thanë se një nga deputetët e Rilindjes e ka në facebook-un e vet. Po pse kështu duhet të ndodhë? Para se të shkojmë në referendum duhen vëzhgues. Vëzhgues nuk na janë dhënë. Të vij te lista. Kongresi i fundit, ëhstë votuar me një listë prej 94 mijë anëtarësh dhe kemi pasur 900 e ca delegatë. 1 muaj pas Kongresit lista është 81 mijë. Pyetja është sa anëtarë janë në listë. Edi Rama do mbahet mend për këtë budallik që thot se 6 % e popullsisë janë anëtarë të PS. Këta kanë manipuluar shifrat se kanë frikë nga pjesëmarrja. Prandaj Edi Rama nuk shkon në zgjedhje se ka frikë nga anëtarët e partisë së vet”, tha Blushi.