Ligji i kthyer në Kuvend nga ana e Nishanit për mediat audiovizive, me kërkesë të deputetit socialist Erjon Braçe është tentuar të futet në rendin e ditës së kësaj seancë plenare. Lajmërimin e ka bërë Meta duke i kërkuar deputetëve që të votojmë kërkesën e Braçes. Nevojiteshin 84 vota për të, por votimi ka nisur dhe është bërë me kartona.
Por menjëherë, me fillimin e votimit “manual” me kartona është hedhur deputetja demokrate Jozefina Topalli e cila ka kërkuar ndalimin e votimit.
Ngjarja:
Meta: Do doja të hidhnim në votim kërkesën e zotit Brace.. të futet për shqyrtim në kuvend ligji për mediat audiovizive.. kush është pro?!
Topalli:Ejjj ejjj, ku janë votat…?
Meta:Ja mo, ja ku i ke!
Topalli: Ku janë votat, ku i keni?
Meta: Ja moj ku i ke, numëroi votat, merrini pamjet edhe numërojini
Paloka: Për aktin që sapo konsumuat, zoti kryetar, do duhet ta bëni me elektronik votimin që sapo bëtë me duar, nuk mund të rrijnë deputetët e të numërojnë votat.
Pollo: Do doja tju kujtoja që mbledhja e komisionit përkatës ka ndidhur dje, njëkohësisht rregullorja parashikon një afat 48 orësh nga kalimi në komision tek parlamenti. Prandaj kjo futje në seancë është e paligjshme dhe do ju kërkoja që ta tërhiqnit
Meta: Po fjalën e ka zoti Braçe
Braçe: Nuk e dëgjova zotërinë fare
Meta: Atëherë le të marrim 5 minuta pushim