Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur ditën e sotme 10 anëtarët e Kryesisë dhe Sekretariatin e kësaj force politike.
Përmes një daljeje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka treguar se Asambleja ka votuar propozimet e kryesocialistit Edi Rama për Sekretariatin e PS dhe anëtarët e Kryesisë.
“Ky është një proces votimi në Asamblenë Kombëtare. Procesi ka filluar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit dhe pastaj me forumet e organiztave socialiste. Janë zgjedhur 5200 bashkëkryetarë të 5200 organizatave.
Delegatët e Kongresit zgjodhën anëtarët e Asamblesë Kombëtare që ishin 156 anëtarë që në masën 85 % ishin anëtarë të rinj, pra 135 që uleshin për herë të parë në Asamble. Asambleja e sotme pas propozimeve të kryetarit, votoi për sekretariatin e PS dhe anëtarët e Kryesisë së PS”, ka thënë Klosi.
Sekretariati Ekzekutiv përbëhet:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm
Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve
Evis Kushi – Sekretare e Gruas
Milva Ikonomi – Sekretare e Programit
Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën
Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë
Anëtarët e Kryesisë të zgjedhur nga Asambleja janë:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pjerin Ndreu
Toni Gogu
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla
Te njejtit mashtrues e hajdute,e hajdute qe ishin ktu e 12 vjete me pare,me k/hajdutin e pa ngopur.Me kta mendon k/hajduti se do fitojne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025,kurren e kurres.Vota e shqiptarve per k/hajdutin e bandat e tije,do jete pergjigjia,nji ner TRE me te gjatin,kyt do marrin.