Qeveria shqiptare miratoi projektligjin për zgjatjen me pesë vjet të moratoriumit të gjuetisë.
Projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, do të dërgohet për shqyrtim në Kuvend, ku edhe do të diskutohet në komisionet parlamentare.
Projektligji i Qeverisë për zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë vjen në një kohë kur shoqata shqiptare e gjuetarëve e ka paralajmëruar një gjë të tillë.
Ata janë shprehur kundër këtij vendimi, madje kanë zhvilluar edhe protesta para godinës së Kryeministrisë. Protesta e fundit daton rreth dy javë më parë.