Kanë nisur homazhet në nder të dy pilotëve të Forcave të Armatosura që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit ushtarak në liqenin e Shkodrës.
Familjarë, të afërm, kolegë, dashamirës, politikanë dhe personalitete të fushave të ndryshme kryejnë nderime për viktimat e aksidentit, pilotët Floran Deliaj dhe Donald Hoxha.
Arkivolet ku gjenden trupat e tyre janë mbuluar nga flamuri kombëtar ndërsa ceremonia po shoqërohet me muzikë funebre. Homazhet po mbahen në Pallatin e Kongreseve dhe pritet të zgjasin deri në orën 14.00. Ndërkohë, në orën 14.30 trupat e dy pilotëve do t’i drejtohen varrezave të dëshmorëve ku do të prehen.
Komisioni Shtetëror për Dëshmorët shpalli “Dëshmor i Atdheut” dy pilotët e Forcave të Armatosura.