Caktimi i 12 drejtuesve politikë në Partinë Demokratike ka ndezur debatin brenda radhëve të demokratëve lidhur me procesin e primareve. Të gjithë kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do i nënshtrohet votës së anëtarësisë, por kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi thotë se ky proces duhet të jetë i kujdesshëm, pasi mund të sjelle destabilitet për partinë.
“Ka një risk për të krijuar destabilitet të mëtejshëm në PD ndaj duhet të jetë një proces i kujdesshëm, sikundër duhet të mbajë në konsideratë nevojën që ka PD për prurje të reja jashtë strukturës së partisë. Në parim fakti që vendoset vota e anëtarit të partisë është zhvillim shumë pozitiv, por duhet kujdes që ky proces demokratizimi brenda partisë të mos kthehet në anarki, apo në një proces që destabilizon partinë, sepse në këtë moment ne kemi nevojë për stabilitet dhe bashkimin e çdo faktori dhe anëtari të partisë në çdo degë, sikundër kemi nevojë edhe për një hapje që jo gjithmonë sigurohet përmes një procesi të brendshëm brenda partisë.”
Paralel me zgjedhjet brenda saj, PD e ka fokusin të reforma zgjedhore dhe kërkon rikthimin në tryezën e dialogut për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse. Bardhi thotë se ftesa për bashkëpunim e mazhorancës është e mirëpritur nëse ajo do të pranojë përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.
“Nuk kam pasur kontakt me Peleshin. Asnjëherë dhe në asnjë moment grupi i PD s’ka refuzuar të diskutojë çështje që janë në interes të publikut dhe për një reformë zgjedhore kuptimplotë, siç e kërkon OSBE/ODIHR-i, kemi qenë dhe mbetemi të gatshëm për të bërë detyrën tonë në bashkëpunim me mazhorancën sepse ndryshimet në Kod kërkojnë shumicë të cilësuar.”
Mazhoranca ka kërkuar bashkëpunim edhe për Komisionin Antikorrupsion, por demokratët vijojnë ta refuzojnë.
“Për ne, nëse Rama do kishte vullnet për shtet ligjor, kjo s’ka nevojë për komision të posaçëm, mjafton që qeveria të përmbushë detyrimet. Fakti që është kthyer në shtet krimi, ku zbulojmë afera korruptive me dëme mln euro, tregojnë se komisioni i posaçëm është propaganda për zgjedhjet e ardhshme”.
Nisja e sesionit të vjeshtës e gjen opozitën me një strategji të re të aksionit të saj politik në parlament. Por qëndrimi do të varet edhe nga reagimi i mazhorancës, thotë Bardhi.
“Qëllimi jonë s’ka qenë kurrë të bllokojmë punën e parlament, por nëse mazhoranca vijon me këmbëngulje të refuzojë mundësinë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe konkrete e të plotë zgjedhore, është në detyrën e opozitës për të reaguar me çdo formë e mjet për t’iu imponuar kësaj nevoje që nuk është thjeshtë e opozitës, por është nevojë e Shqipërisë.”
Krahas betejës në Kuvend, Bardhi thotë se vjeshta e gjen opozitën edhe në sheshe me qytetarët, me qëllim largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.
/a.r
Hike i degjeneruar,ti e tjerte si ti,per cilen reforme zgjedhore e ke fjalen,ti ndytsira e monsters se vicidolit.Ju i dini shqiptarte per budadhenje,mendoni se me kto aktrime,e mashtrime do ju mbushni mendje shqiptarve.Kur ju kerkuat lista te hapura per zgjedhjet parlamentare te vitit 2025,po nuke pranoje k/hajduti.Ju jeni akoma me mashtrues e te ndyre se k/hajduti,nji mut i ndare ne dy pjese te barabarta.Marveshja juaj e organizates komuniste,e quajtur pd,me komunistat e spiunte e khajdutit,eshte antishqiptare.Me ju ndytsirat e dy grupeve kriminale,ai monsters se vicidolit,e ai i k/hajdutit ske zgjedhje te lira.