Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi u shpreh në emisionin “3D nga Alban Dudushi” që të deleguarit politik të PD-së në 12 qarqe nuk janë të zgjedhur por të emëruar nga kryetari Sali Berisha.
Sipas Murrizit, zgjedhja e z. Luçiano Boçi në Shkodër është e gabuar sepse duhet të ketë shkodran si drejtues politik.
“Është njësoi sikur të më çojnë mua në Janinë”, shtoi ish deputeti
Ndaj theksoi ai “që si çdo parti tjetër dhe PD vdes nga heshtja dhe jo nga e folura ndaj sot nuk flasin serish kolegët sepse edhe Berisha i ka emëruar dhe jo zgjedhur drejtuesit e qarqeve”.
Murrizi shtoi se, “dhe debati im për këtë ishte sot në kryesi sepse po të jenë të zgjedhur, që ti nënshtrohen primareve me shumë kandidat që aspirojnë për të qenë drejtues qarqesh. Sepse mund të ketë shumë shkodran që duan të jenë drejtues i fushatës në Shkodër dhe nuk ke pse ti çosh Luçiano Boçin. Sepse drejtuesi politik duhet të shkoi dhe të jap inpaktin e tij që ka në këtë qark. Është njëlloj sikur të më çosh mua në Janinë. Duhen të ruhen disa raporte”.
Myslym Murrizi fajësoi kryetarin e PD-së Sali Berisha që ka bërë kompromise dhe marrëveshje politike me Edi Ramën.
Ndaj jemi sot në këtë gjendja tha ai, sepse Berisha i ka dhënë nëntë herë konsensus Edi Ramës. Në tre vite opozitë kanë shkuar tek ai, dhe pastaj thuhet se do e rrëzojnë atë me qeveri teknike.
“I dha konsensus kur votoi KPK-në dhe këtej del dhe akuzon motra filanit, vëllai filanit. Dha konsensus për Amnistinë Penale, dha konsensus për Kodin Zgjedhor dhe këtej mashtroi shqiptarët.”
Përse i mashtrojnë shqiptarët tha Murrizi kur thonë që shkova dhe votova Kodin Zgjedhor sepse rekomandon Gjykata Kushtetuese, kjo është turp. Nëse PD nuk do të jepte konsensus do mbetej në fuqi vendim i Gjykatës Kushtetuese
/a.r