Ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit ku djali vrau babain, ka tronditur banorët atje. Disa prej tyre kanë folur për kameran e Klan News duke treguar se Enver Balla dhe i biri, Esmeraldi shkonin me njëri tjetrin… kjo të paktën në publik.
“Ka punuar, fëmijët kanë shkuar mirë babë e bir. Me thënë të drejtën në komunitetin që na rrethon, nuk ka pasur ndonjë sy për të keq, kanë shkuar shumë mirë banbë dhe djalë. Si ndodhi kjo, fundin nuk ia dimë”, u shpreh një banor i zonës.
Enveri merrej me blegtori. Para disa vitesh, gruaja e tij, nëna e Esmeraldit, autorit të ngjarjes, ndërroi jetë. Mirëpo sipas të afërmve, pas këmbënguljes së fëmijëve, madje vetë 30-vjeçarit, ata arritën që ta martojnë sërish babain.
Ai tregoi më tutje se në fshat ishte përhapur lajmi se Enveri kishte shkuar me një grua tjetër. Këtë version Esmerald Balla e ka mbajtur kur ka denoncuar zhdukjen e të atit në polici.
Por kjo nuk i ka bindur hetuesit që pas verifikimeve zbuluan se 62-vjeçari Balla u vra nga djali. Për të zhdukur gjurmët, i riu e hodhi të atin në një pus dhe për këtë bashkëpunoi me një 25-vjeçar, i vënë tashmë në pranga.
/a.r