Të gjithëve na kujtohet atentati i rëndë në zonën e “Komunës së Parisit” ku efekti i policisë plagosi me 6 plumba 45-vjeçarin Lorenc Kosta, me dyshimin se kishte lidhje me gruan e tij. Pas plagosjen efektivi e filmoi 45-vjeçarin e shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku. Kjo video qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, ku dhe pati një ndikim të madh për opinion publik.
Tema e tradhtisë dhe faljes, duke e paralelizuar dhe me rastet aktuale të ndodhura së fundmi, ishin në qendër të diskutimeve në studion e “Rudina”.
Gjatë fjalës së saj pedagogia Iris Luarasi u shpreh se pjesa më shqetësuese ishte publikimi i videos dhe komentet që kërkonin vrasjen e personit.
Iris Luarasi: Për mua nuk është më e rëndë që ai e regjistroi gjithë këtë aktin e tmerrshëm dhe barbar. Unë nuk e kuptoj se për çfarë duhet t’ia marrësh jetën një njeriu për arsye tradhtie.
Margarita Kola: Ndërkohë qe t’i tradhtarin e ke në familje.
Iris Luarasi: Ti e zgjidh me gruan tënde. Je i aftë që ta kalosh emocionalisht këtë gjë dhe çifti të kalojë rrugën në rregull, nëse nuk je i aftë ka divorce, gjykata, ka mënyra për ta çuar drejtësinë në vend sepse patjetër që një njeri që tradhtohet ndjehet i lënduar. Nuk po përpiqem që të relativizoj aktin e tradhtisë.
Iris Luarasi: Nuk mund të barazohet tradhtia, por nga ana tjetër me agresivitetin apo me marrjen e jetës të tjetrit, kjo është vetëgjyqësia që i bëjmë edhe vetes. Ndërkohë që ai mund të jetë bërë pishman, problemi është kujt i vlen të penduarit e këtij njeriu ndërkohë që ka shkatërruar dy familje. Është folur për dy fëmijët e rritur të atij që ishte dhunues, po ndërkohë kemi dy fëmijë të tjerë që janë të mitur, një vajze 15-vjeçe dhe një fëmijë tjetër i vogël dhe bashkëshortja për më tepër që janë totalisht njerëz të pafajshëm në këtë histori dhe vuajnë çdo ditë të jetës së tyre këtë krim makabër që ka ndodhur. Sigurisht që të gjihë fëmijët e tjerë të klasës e kanë parë në celularët e tyre atë video të tmerrshme. Nuk e kuptoj se çfarë të mire apo se çfarë dobie i sjell publikut në momentin kur ti tregon një njeri që është plagosur me 6 plumba që përpiqet të kapë telefonin dhe një njeri tjetër mbi kokë që e shan, mallkon dhe e kërcënon. Çfarë dobie është kjo për publikun shqiptar nga përmbajtja mediatike?! Kjo është një lloj dhune që sjell dhunë dhe që patjetër solli dhunë. Sepse në momentin kur t’i shikoje në të gjitha rrjetet e shumta sociale, shumica e njerëzve thonin ‘si nuk i vrave të dy’.
Rudina Magjistari: Ky është opinioni që ndërtohet.
Iris Luarasi: Nuk u ngopën me 6 plumba, por donin që t’i shikonin të dy këta njerëz të vdekur.
Rudina Magjistari: Pjesa më e rëndë në këtë histori është kjo.
Iris Luarasi: Domethënë ne përveçse bëhemi palë me ata që janë agresorë, ndihmojmë që ta riviktimizojmë akoma më tepër familjen e viktimës, sepse kjo është patjetër riviktimizimi i dyfishtë që ne i bëjmë për të mos thënë për atë që ndodh në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj përse njerëzit janë bërë kaq agresivë dhe nuk ngopen as me një njeri që ka marrë 6 plumba.
/a.r