Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Shenavlashin në Durrës, ku djali ka vrarë babanë e tij 62-vjeçar.
Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.
Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.
Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.
Ndërkohë djali, kishte denoncuar në polici më datë 13 gusht se babai ishte larguar nga banesa.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njoftoi policia më herët.
Sakaq, pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë.
/a.r