Rreth 25-30 punëtorë dhe anëtarë të personelit kanë qenë brenda punishtes, që prodhon tuba dhe arka plastike në Bradashesh të Elbasanit, e cila është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure.
Fatmirësisht sipas dëshmisë së punëtorit të një fabrike shumë pranë asaj që u dogj, asnjë prej punonjësve nuk është lënduar nga flakët dhe është bërë e mundur shpëtimi i tyre para mbërritjes së zjarrfikëses.
Ai tha për mediat se në momentin që ka konstatuar flakët ka nxituar t’i vijë në ndihmë personelit dhe punonjësve të punishtes së plastikës, duke hapur edhe tubat e ujit për të neutralizuar frikët.
“Ishte tej mase e rrezikshme qoftë për punëtorët që ishin brenda qoftë për personelin e fabrikës të cilët janë angazhuar të gjithë me forcat e veta para se të vinin zjarrfikëset. Deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja, pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë, kemi hapur tubat e zjarrfikëses sa më shpejt që zjarri të vihet nën kontroll. Për momentin zjarri është nën kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Prodhon arka dhe tuba plastike. Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë. E rëndësishme ishte të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda dhe personelin, Fatmirësisht nuk pas pasur të lënduar as nga punëtorët as nga personeli”, tha dëshmitari.
/a.r