Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar në studion e RTSH24, se partitë e reja të krijuara në radhët e opozitës nuk e rrëzojnë dot Partinë Demokratike.
Sipas Baçit, qëllimi i këtyre forcave të reja politike duhet të jetë rrëzimi i mazhorancës së kryeministrit Rama dhe jo i Partisë Demokratike.
“Nuk besoj se edhe këta që kërkojnë të krijojnë një opozitë të dalë nga Partia Demokratike nuk besoj se qëllimi i tyre është që të rrëzojnë Partinë Demokratike.
Nuk e rrëzojnë dot Partinë Demokratike. PD nuk është 1 apo 2 individë. PD nuk mund të rrëzohet nga disa segmente që shkëputen nga Partia Demokratike.
Dikush ashtu e mendon me të drejtën e vet, dikush nga inati, dikush nga interesat e momentit që mund të ketë, por mendoj që të kenë pak sukses këto parti që krijohen në fokus duhet të jetë rrëzimi i regjimit të Ramës jo rrëzimi i opozitës”, u shpreh Baçi.
Baçi shpjegoi se çfarë po ndodh mes Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Bashës. Sipas Baçit, PD e Berishës është ndarë një herë e mirë nga Lulzim Basha.
“Basha e ka ndarë veten përfundimisht. Ka shumë kohë! Basha ka qenë koshient me veprimet e tij. Edhe me vendimin që mori ndaj Berishës, ka qenë koshient si një kryetar opozite i shitur për mënyrën se si ka vepruar më parë dhe mënyrën se si e bënte opozitën dhe se si i zhvillonte të gjitha ato zgjedhje.
Bashkimi i opozitës është bërë që në Kuvendin e 11 dhjetorit. Partia Demokratike është e bashkuar, si parti ne kemi atë bashkimin në diversitet”, tha Baçi.
Partite e reja,do rrezojne jo vetem organizaten tuaj,e quajtur pd,pore bashke ju edhe pp te k/hajdutit edvin karapushtit.Te pa turpe ju ndytsira,shkoni si idiota pase nji mashtruesi,komunist,hajdute,dhunues e vrases i shume shqiptarve te pa fajshem.