Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Siç raportohet, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa shoferi i “Audit” ia ka mbathur nga vendngjarja.
Policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.
/a.r