Ethet e fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm duken se kanë nisur herët duke kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë. Opozita po provon të luajë çdo kartë të mundshme në mënyrë që kryeministrit Edi Rama t’i lëkundet karrigia. Edhe pse i pari i qeverisë ka treguar prej vitesh se di ta ruajë mirë stofin e të qenit në krye, këtë radhë është futur në “lojë” edhe inteligjenca artificiale për të provuar ta mposhtin.
Me zhvillimin e teknologjisë dhe shndërrimit të mediave sociale në “lëndë të parë” për opinionin publik, një video e kryeministrit po tentohet të bëhet. Të shumtë janë ata që nuk mund të evidentojnë saktësisht një pamje, por janë më të shumtë ata që e dinë dhe e dallojnë një video reale nga një e montuar, paçka provojnë ta shesin apo komentojnë ndryshe.
Inteligjenca artificiale po u vjen në ndihmë shumë sektorëve në punën e përditshme, sikurse dhe video-editorëve që së shpejti mund të dalin në “pension”. Në rrjetet sociale po qarkullon një video që pretendohet se është e kryeministrit Edi Rama. Në fakt të gjithë ata që dinë të përdorin “AI” mund ta vënë në zbatim edhe për të vërtetuar auteticitetin e një video reale nga një e montuar.
Kjo pamje e pretenduar e Ramës ka kaluar kufijtë shqiptarë deri në Amerikën e largët, ku me sa duket ethet e fushatës presidenciale “Trump-Harris” janë zhbërë para kësaj “gjëme” që ka “tronditur” rrjetin. Është Agustin Mirakaj, kreu i Degës Vatra në Manhatan që kërkon nga ndjekësit e tij në “X” më shumë informacion për vërtetësinë e kësaj video.
Newsbomb.al ka hulumtuar dhe sigurisht në ditët e teknologjisë është shumë e thjeshtë që të kuptohet vërtetësia e një video, jo si dikur kur duheshin sjellë në Shqipëri, ekspertë amerikanë për të provuar se është false. Hap pas hapi po tregojmë se çfarë ka ndodhur, për të gjithë ata që dyshojnë, për të ndarë një herë e mirë botën reale me atë virtuale.
Fotot e kryeministrit Edi Rama janë të shumta në rrjet për shkak të posteve publike që ka mbajtur ndër vite. E duke përfituar nga kjo dhe teksa fushata zgjedhore po troket në derë, arkivmbajtësit e tyre, “nxjerrin armët” për të sulmuar duke u ndihmuar dhe nga inteligjenca artificiale.
Në një sekuencë të filmit të Tony Montanës teksa ai konsumon lëndë narkotike, është marrë dhe vendosur fotografia e Edi Ramës përmes programeve të Inteligjencës Artificiale. Saktësisht, ai që e ka bërë këtë video, ka përdorur “Bring Photos Live” me AI. Siç e shihni dhe në video më poshtë, mund të kuptoni shumë lehtë mënyrën se si është “gatuar” kjo pamje që ka kaluar përtej kufijve shqiptarë, duke bërë që ta harrohet edhe fushata e ethshme presidenciale për zgjedhjet amerikane.
/a.r
Breaking a leaked video is going viral of the prime minister of albania Edi Rama being drugged out. Can this be true? pic.twitter.com/x9VJeP9WV6
— Agustin M Mirakaj (@AgustinMirakaj) September 2, 2024