Presidentja Jahajga ka dekretuar nëntë ambasadorët e rinj dhe një konsulle të përgjithshme, duke e kryer edhe këtë punë në postin e presidentes. Emrat e ambasadorëve janë ata që janë propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, transmeton Koha.net.
Mirëpo vetëm njëri nuk është dekretuar, ish-kryeministri i Republikës së Kosovës në ekzil gjatë viteve të ’90-a, Bujar Bukoshi. Bukoshi i propozuar si “Ambasador at Large”, sipas burimeve të Kohës Ditore nuk është dekretuar për, siç kemi raportuar edhe më parë, shkak se nuk ekziston një pozitë e tillë në ligjet e Kosovës.