Papa Françesku ka përshëndetur Lizzy-n, vogëlushen nga Ohio që në moshën 6-vjeçare është e destinuar të bëhet e verbër dhe e shurdhër për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike.
Papa iu afrua të voglës, duke ia vendosur dorën në sy e duke shkëmbyer disa fjalë me të dhe familjen e saj, raporton “ANSA”.
Vajza është prekur nga sëmundja e “Usher” e tipit 2, që të privon në mënyrë progresive shikimin dhe dëgjimin.
Ajo realizoi tashmë ëndrrën e saj për të parë Romën e për t’u njohur me Papën, bashkë me prindërit dhe motrën.