Kryetari i LSI-së, njëherazi kryetari i kuvendit, Ilir Meta mori pjesë sot në Forumin Ekonomik të Gruas së LSI, organizuar në Tiranë, ku fokus ishte debati për fuqizimin ekonomik të grave dhe invesitimin në gratë sipërmarrëse. Kreu i LSI solli në vëmëndje rolin e gruas dhe rëndësine e fuqizimit ekonomik dhe politik të saj si një proces civilizimi dhe integrimi, duke theksuar se ne kete drejtim duhen gjëra konkrete.
“Dy janë elementët kryesore për fuqizimin ekonomik te gruas; Formimi profesional në të gjitha nivele, nga puna e thjeshtë deri të formimin profesional në nivele të larta akademike dhe orientimni drejt gjetjes së tregjeve, sepse nuk mund të kemi biznese të qëndrueshme pa këta element.
Së dyti, duhet fuqizimi ekonomik, shoqëror dhe politik i gruas, sepse një grua që kontribuon në familje, padyshim ka një status tjetër. Nëse nuk do të kemi përfshirjen e gruas në jetën shoqërore atëherë do të kemi një përfaqësim fiktiv e jo real. Ne duhet të kemi mesazhe të qëndrueshme për të ardhmen dhe për të arritur këtë shoqëria ka nevojë për modele konkrete, pasi ne kemi një shoqëri të lodhur nga fjalët dhe unë propozoj më mirë një mënyrë konkrete se sa të flasim për stradegji, pra na duhen model dhe ka të tilla në Shqipëri te gra që punojnë dhe kanë nëvojë të mbështeten”, tha Meta.