Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga bletaria që ndodhet në zemër të natyrës në Novosejë, Kukës.
Bletarë të vjetër e të rinj në këtë sektor po mbështeten çdo vit e më shumë përmes programeve të qeverisë, për të rritur vëmendjen për bletën, këtë aset që tërë bota e konsideron posaçërisht të rëndësishëm për planetin.
Këtë vit në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, janë shënuar 4 322 aplikime në masën e bletarisë.
Skema Kombëtare 2024 mbështet bletarët në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje.
Ndërsa fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, do të financohen me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150 zgjoje.
Mbështetja e Sektorit të Bletarisë shkon në funksion të rritjes së numrit të fermave, konkurrueshmërisë dhe promovimit e mbrojtjes së produkteve të bletarisë në vendin tonë.