Aktorja dhe showgirli Olta Gixhari pasi përfundimit të një spektakli në median shqiptare, në të cilën u bë pjesë, duket se i është përkushtuar plotësisht jetës së saj private. Kohët e fundit lidhja e saj me një mashkull më të ri se ajo ka ngjallur mjaft reagime në publik dhe në media. Por duket se këto reagime nuk i bëjnë përshtypje Oltës e cila ka dashur të kthejë përgjigje sipas mënyrës së saj duke cituar një shprehje nga shkrimtari i njohur Gabriel Garcia Markez.
“Dikush pi duhan, të tjerë dehen, të tjerë drogohen dhe të tjerë dashurojnë, secili e zgjedh sipas mënyrës së vet”, thotë Markez, në citimin e Oltës, e cila e ka shoqëruar me një foto mjaft erotike të një çifti duke kryer marrëdhënie seksuale.