Ipswich Town ka rinisur bisedimet me Chelsea, për të arritur një marrëveshje për nënshkrimin me sulmuesin shqiptar, Armando Broja.
Sulmuesi 22-vjeçar pritet të mungojë deri në mes të tetorit për shkak të një dëmtimi në këmbë, megjithatë të dy klubet mbeten në komunikim për një transferim të mundshëm, shkruan New York Times.
Deri më tani, Chelsea ka refuzuar dy oferta nga Ipswich, ndërsa palët janë duke tentuar mundësitë e fundit para mbylljes së merkatos.
Ky do të ishte huazimi i katërt i Brojës larg Chelseat pas periudhave të kaluara në Vitesse, Southampton dhe Fulham . Kontrata e tij me Chelsea është deri në vitin 2028.