Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet në 2 shtator siç parashikon Kushtetuta në nenin 74 të saj. Të hënën është parashikuar të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punës.
Kjo mbledhje do të drejtohet nga Kryetarja e re e Parlamentit, Elisa Spiropali e cila ka marrë zyrtarisht detyrën e re. Gjatë fundjavës opozita pritet të vendos për mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Deputeti Gazmend Bardhi, ku deputete do të marrin direktivat për sjellje e tyre gjatë sesionit të ri.
Ndërsa të hënën (1 shtator) pritet që Niko Peleshi të mbajë mbledhjen e parë me deputete socialiste, si kryetari i grupit.
Sesioni i fundit parlamentar i kësaj legjislature, duke sikur i ka ulur gjakrat mes mazhorancës dhe opozitës, që kur kjo e fundit hoqi dorë nga pengimi i seancave plenare dhe ju rikthye marrëveshjeve, nga ku rezultoi edhe dakortësia për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ndërkohë që Shqipëria është futur tashmë, në një vit elektoral retorika dhe veprimet politike sidomos të opozitës duhet të shfaqeshin luftarake por për momentin është duke ndodhur e kundërta.
Nga mbledhja urgjente e Këshilli Legjislacionit, e zhvilluar me 27 gusht ku diskutuar mandati socialistes Olta Xhaçka u dëshmua se shumica socialiste dhe opozita janë të prirur të dakortësohen.
Këshilli Legjislacionit vendosi që saga e mandatit të Olta Xhaçkës të vijojë në seancën e 12 shtatorit në parlament.
/a.r