Një 43-vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë një shumë parash një personi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të shtetasit R.D, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin G.T., 43 vjeç, banues në fshatin Kastriot, Dibër. Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t’ja dërguar një të afërmi të tij.”
Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, efektivët gjetën edhe shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/a.r