Më shumë se 2000 fëmijë detyrohen të flenë në rrugë, sipas UNICEF në Francë, e cila paralajmëroi sot për pasojat “katastrofike” të një fëmijërie “të pastrehë”.
“Është e papranueshme, ne nuk mund të pranojmë që një shoqëri të trajtojë fëmijët e saj në këtë mënyrë”, tha për AFP përfaqësuesja e agjencisë së OKB-së në Francën kontinentale, Adeline Hazan, duke denoncuar “shkeljen flagrante të parimeve të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”, të cilin Franca e ka ratifikuar.
“Ne jemi shumë të shqetësuar të shohim se, në vend që të përmirësohet, situata po përkeqësohet vit pas viti, është një tragjedi kur dimë pasojat shkatërruese si në shëndetin mendor ashtu edhe në arsim”, nënvizoi ajo.
Sipas të dhënave, të paktën 2043 fëmijë – nga të cilët 467 ishin nën 3 vjeç, mbetën natën e 19-20 gushtit pa zgjidhje strehimi pas kërkesës së familjes së tyre në numrin 115, numrin e urgjencës për të pastrehët.
Kjo është më pak se 3000 fëmijë të regjistruar në tetor 2023, por ky është një numër i paprecedentë për këtë periudhë, duke shënuar një rritje 3% krahasuar me gushtin 2023, një rritje 27% krahasuar me 2022 dhe një rritje 120% në krahasim me 2020.