Ushtarët shqiptarë antieksplozivë të NATO-s kanë kryer një stërvitje në kampin Ādaži në Letoni.
Në njoftimin e Aleancës thuhet se ushtarët shqiptarë kanë treguar aftësitë e tyre të avancuara duke përdorur edhe teknologjinë më të fundit në shtetin fqinj me Rusinë, shkruan A2 CNN.
“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”, thuhet në postimin e NATO-s në Instagram, ku janë publikuar edhe disa foto nga trajnimi.