Hapja e urës së Ibrit është ndër temat më të diskutuara në Kosovë. Përkundër kundërshtimeve nga ndërkombëtarët për hapjen e kësaj ure, duket se Qeveria e Kosovës mbetet e vendosur që ura duhet të hapet.
Në lidhje me këtë çështje në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH-24, Azdren Shala, anëtar i PSD-së në Kosovë u shpreh se, gjatë këtyre ditëve që është diskutuar kjo çështje, ne kemi parë një zmbrapsje të kryeministrit Kurti.
Kjo vjen pas një kërcënimit diplomatik ndaj tij, tha Shala.
“Deri më sot bashkësia ndërkombëtare ka pasur vetëm këshilla diplomatike por në rastin e urës ka pasur kërcënim diplomatik dhe kjo u manifestua dhe më vendosjen e trupave amerikane te ura e Ibrit.”
Sipas aktivistit politik, kjo është një çështje tjetër nëse qeveria e Kosovës ka ‘guxim’ apo dëshirë që të përballet dhe me KFOR-in dhe me amerikanët.
Kurti, tha ai, e mori mesazhin së fundmi dhe nga shefi i CIA-së ishte në një vizitë të rëndësishme dhe ja a bëri të qartë opinionin për urën e Ibrit, ndaj ai nuk flet më për këtë çështje.
Kjo politik tha ai, është një raport i ri i qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.
“Besoj se ata e kanë shumë të qartë që me gjuhë diplomatike të matshme, z. Kurti ka qenë gjithmonë arrogant dhe i ka shkaktuar dëme Kosovës.”
Sipas z. Shala , Kurti ka zgjedhur të bëjë këtë debat pikërisht se Kosova është në një vit elektoral.
“Zgjedhjet në Kosovë janë në 9 shkurt dhe tashmë gjithë gjitha partitë në Kosovë, parlamentar ose jo, qeveri apo opozitë kanë nisur të bëjnë fushatën e tyre. Çdo vendim politik i partive tashmë është i llogaritur në kalkulimin politik dhe elektoral. Pra, ura e Ibrit, çështja e dinarit, barrikadat apo shoferët në Veri është në një kontekst ndërkombëtar por në Kosovë kjo akumulon votë sepse nacionalizmi është çështje e ndjeshme.”
Në këtë qasje theksoi ai, ndaj z. Kurti operon me këtë strategji për të arritur qëllimin e vetë elektoral që më shumë ngjasë e ka një mandat të ri sipas sondazheve.
Kurti dëshiron të marr mbi 51% të zgjedhjeve për të pasur gjithë Kosovën në kontroll.
Shala tha që jo vetëm çështja e urës së Ibrit, por e gjithë zona e veriut të Kosovës është çështje e diskutimit, çështje negociatash , e marrëveshjeve politike dhe jo çështje e demonstrimit të forcës.
“Ndaj këto vazhdimisht BE-ja ka insistuar dhe këshilluar Kurtin që sa më shumë demonstrohet forcë aq më shumë largohet veriu Kosovës. Ndaj këto demonstrimet e forcave që ka bërë Kurti së fundmi, kryeneçe dhe karshi ndërkombëtare , më së shumti Veriu tashmë ka kaluar në kontrollin e tyre dhe në fund Kosova ka marr sanksione.
Ndaj zgjedhja nuk është përdorimi i forcës por tryeza e negociatave në Bruksel.
Kurti me këtë sjell force i ka dhënë dhuratën më të mirë serbëve duke i fal autonominë e katër komunave veriore atje.
“Kurti mund të bëjë lojë me fjalët por kjo marrëveshje u pranua në Bruksel dhe për shkak të kësaj Kosova ka obligime ndërkombëtare. Kosova nuk u bëmë pjesë e KiE pa e pranuar marrëveshjen”.
Serbisë i intereson që debati i ndërkombëtarëve të zhvillohet në Kosovë dhe mos të flas për pranimin e marrëveshjes.
“Serbisë i leverdisë që ta mbaj sa më shumë debatin në Kosovë dhe në çdo rrethanë të re gjeopolitike, ajo do e shfrytëzojë të përfitojë dhe më shumë.
/a.r