Socialistët kanë vendosur të dërgojnë në gjykatën kushtetuese çështjen e mandatit të ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka. Në një lëvizje të papritur, deputetët socialistë në këshillin e legjislacionit deklaruan se vendimi i gjykatës duhet zbatuar e parlamenti në mbledhjen më të afërt duhet të votojë pro dërgimit në kushtetuese të mandatit të koleges së tyre Xhaçka.
Por kjo lëvizje sipas zv.kryeministres Belinda Balluku nuk është ndryshim i qëndrimeve të PS, teksa shtoi se mazhoranca po merret me procedurat dhe jo me emrat e përveçëm.
“Me zbardhjen e vendimit të Kushtetueses është kërkar nga grupi i PD të thirrjej një seancë e posaçme. Dje u morr një vendim dhe është shpjeguar që në datën 12 është lënë seancë për njohjen e vendimit. Nuk ka pasur ndryshim në qëndrime dhe nuk ka pasur ndryshime të raporteve. Emrat e përveçëm mos përdoren në këtë mënyrë. Është ndjekur një rrugë ligjore dhe ne do dalim në një përfundim, që nuk ka lidhje me emrin e përveçëm, por me procedurat”, tha Balluku.
/a.r