E Mërkurë 28 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë vranësira mesatare deri të dendura reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/30°C
– Zonat e ulëta 20/35°C
– Zonat bregdetare 22/33°C
Kosova për dt. 28 Gusht 2024 do të ketë kthjellime dhe vranesira reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –20°C në mëngjes deri në 31°C –33°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte 29 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu lokale në pjesën veriore, pjesërisht zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 15/30°C
– Zonat e ulëta 19/35°C
– Zonat bregdetare 22/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari