Në Kompaninë turke Kurum International sha paraditen e kësaj të marte ka filluar zyrtarisht verifikimi në lidhje me situatën e marrëdhënieve të punës në këtë subjekt.
Në përbërje të grupit të punës janë përfaqësues nga disa institucione si Inspektriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mes të cilëve, Fatbardha Llapa, Përgjegjëse e Sektorit të Mbikqyrjes së Marrëdhënieve të Punës, Ilia Baxho, Inspektor pranë Kryeinspektorit, Gentian Luri, Inspektor në Sektorin e Mbikqyrjes së Marrëdhënieve të Punës, Irida Qosja, zv,Kryeinspektore, Drejtore e Inspektimit të Punës dhe Egliver Laloshi, Përgjegjës i Inspektimit Elbasan.
Grupi i punës i ngritur nga Inspektoriati Shtetëror i Punës do të njihet me dokumentacionin dhe kushtet në të cilat punonjësit e Kurum Internatianal sha janë larguar nga puna.
Përmes një deklarate zyrtare një ditë më parë Kompania turke bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe me mundësi rikthimi në rast të rihapjes së uzinave të Kurum International sha.
Ky është objekti i inspektimit, sipas grupit të punës, i cili pritet të dalë me konkluzione të qarta dhe do informojë opinionin publik me detaje rreth situatës së krijuar.