Kryetari i qytetit të Lester ka thënë këtë mesjavë se disa nga rrugët duhet të riemërohen pas emrit të futbollistëve të klubit Leichester, por vetëm në qoftë se ata fitojnë Ligën Premier këtë sezon.
Siç kanë cituar mediat britanike kryetari Sir Peter Soulsbi dëshiron për të nderuar trajnerin e qytetit te Lesterit Claudio Ranieri dhe futbollistët e tij, nëse arrijnë suksesin e madh dhe bëhen kampion të Anglisë.
“Lester në të shkuarën vetëm sa ka nderuar yjet e tjera sportive. Kemi vende të emëruar pas emrit të lojtarëve, por kemi dhe udhëzën Linneker. Suksesi i lojtarëve në këtë sezon është rezultat i punës ekipore, kështu që në qytet mund të kemi në te ardhmen Sheshin (Jeremy) Vardi, rrugën Kasper Shmajkël, hyrjen Daniel Drinkwater apo rrugën Claudio Ranieri”, tha kryetari i qytetit.
Lester ka tronditur botën e futbollit duke luajtur mirë por edhe me rezultatet në Premier League, pasi vetëm gjashtë javë para se të mbyllë kampionatin mban vendin e parë në tavolinë dhe ka një avantazh prej shtatë pikësh prej Tottenham-it të vendit të dytë.