Nis sot konferenca treditore e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, e organizuar nga Ministria e Jashtme.
Eventi i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, nis në orën 09:30, pjesë e së cilit do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama, si dhe personalitetet të shtetit shqiptar e të huaj.
Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE, do të jenë në fokus të kësaj konference.
Konferenca e Ambasadorëve është një takim i rëndësishëm i Shërbimit të Jashtëm shqiptar, i cili do të ofrojë një mundësi për të paraqitur prioritetet që do të orientojnë punën e misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Shqipërisë në botë.
Fjalën në ceremoninë e hapjes do e mbajë Ministri i Jashtëm Igli Hasani, dhe Tanja Fajon, Zv.Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë.
Më tej në orën 12:00, Hasani do të presë në një takim dypalësh Fajon, e cila do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit, dy ministrat do të dalin në një deklaratë të përbashkët për mediet.
/a.r