Teksa hekuri rrihet sa është i nxehtë, tingulli i tij nuk ngjan aspak me klarinetën që ishte mësuar të luante dikur. Por zhurma e punës së ndershme me të cilën mbajti familjen tingëllon më bukur për 80-vjeçarin Kostandin Qose nga Tregani i Elbasanit.
Prej shumë vitesh kalit pajisjet bujqësore duke u shërbyer disa fshatrave pasi artizanët tashmë janë të rrallë. E teksa punon pa asnjë ditë pushim 80-vjeçari mendon se rinia e sotme i është larguar punës e familjes.
Edhe pse shumë vite në pension 80-vjeçari e ka të pamundur të shkëputet nga puna të cilën ende e do dhe e kryen me pasion.
Top Channel