Policia spanjolle ka arrestuar në flagrancë, një 44 vjeçar me kombësi shqiptare për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas mediave të huaja, 44 vjeçari në bashkëpunim me një tjetër, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte mbjellur një plantacion me hashash në pyll.
Plantacioni u zbulua gjatë një operacioni me dhjetëra efektivë dhe një helikopter, ndërsa u gjetën 1630 bimë në zonën e Castellote.
Mediat vendase raportojnë se operacioni ka zgjatur prej disa muajsh, ndërsa në plantacion janë vëzhguar dy persona. Personi i dytë është ende në kërkim.
/a.r