Skandali mbarëbotëror “Panama Papers” ka prekur edhe Shqipërinë teksa deri tani ka dalë emri i biznesmenit Ismail Mulleti.
Vende të ndryshme në botë kanë njoftuar nisjen e hetimeve, gjë e cila ka ndodhur edhe në Shqipëri, Pas nisjes së hetimeve nga policia, mësohet se edhe autoritetet tatimore kanë nisur verifikimet.
Në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi.
Ajo deklaroi se “Po kryejmë hetim për të gjitha kompanitë. Nuk mund të jepen të dhëna për hetimet”.