Një djalë i ri i ri qëndron në gjunjë mbi trupin e të atit, i shtypur nga një makinë në Brooklyn, New York, pasi tentoi të ndalonte një vjedhje.
Anthony Dellegrazie thotë se do të dëgjoni vetëm fjalë të mira nëse pyesni për babanë e tij, i cili u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.
Phill Dellegrazie, hekurthyes, po nxirrte mjetet e punës nga dyqani i tij, kur një hajdut hyri me shpejtësi në kampionçinën e tij të re dhe u largua me shpejtësi.
Phill mori me shpejtësi makinën, një Lexus fuoristrada, dhe e ndoqi pas kamionçinën, e cila i kishte pasur çelçsat brenda.
Kamionçina ndaloi te semafori dhe Phill e arriti e shkoi te dritarja. Hajduti e shtyu, duke e rrëzuar përtokë, pastaj i hipi sipër me makinë. Më pas, doli nga makina dhe iku me vrap.
Skena u pa nga një dëshmitar, i cili ua tregoi tre djemve të viktimës, të cilët erdhën me vrap.
Fotoja e djalit mbi trupin e të atit është parë nga mijëra njerëz, ndërkohë që në Instagramin e djalit ka pasur shumë komente për veprimit e të ndjerit Phill, i cili iu kundërvu hajdutit.
“Ishte njeriu më punëtor që njihja”, shkruan Anthony.
Ndërkaq, hajduti dhe vrasësi u arrestua të hënën në mbrëmje nga policia.