Duke ju përgjigjur skandalit të 11.5 milionë dokumenteve të rrjedhura këtë javë në media, që tregoi se si një firmë ligjore në Panama ka ndihmuar disa nga njerëzit më të pasur në botë për të evaduar taksat, kandidati demokrat Bernie Sanders u zotua të martën për t’i dhënë fund marrëveshjes për Tregti të Lirë me Panamanë. “Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Panamanë i vuri vulën e lejimit të fshehjes së parave të të pasurve dhe shmangies prej tyre të taksave”, tha Sanders.
Duke u zotuar të përdorë autoritetin e tij si president për të “anulluar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Panamanë brenda gjashtë muajve,” Sanders tha se administrata e tij do të “kryejë një hetim të menjëhershëm në SHBA për bankat, korporatat dhe individët e pasur të cilët kanë fshehur paratë e tyre në Panama për të shmangur taksat. ”
Sanders para shikoi qysh në vitin 2011 se rasti i Panamasë mund të kthehej në një precedent të rrezikshëm për fshehjen e pasurive nga ana e të pasurve në SHBA dhe gjithë botën. “Do të doja ta kisha gabim asokohe, por skandali i fundit tregon se gjendja është me e keqe sesa e parashikoja”, tha Sanders.