Vetëm 59% e të rinjve të regjistruar për degën mjekësi e përgjithshme kanë marrë pjesë në konkurs.
Në mbyllje të konkursit për këtë program studimi, QShA bën të ditur për A2 CNN se testit elektronik iu nënshtruan 1202 kandidatë.
Rriten kështu shanset e atyre që synojnë këtë degë e cila këtë vit ka 430 kuota në raport 1 me 3.
Për mjekësinë e përgjithshme ishin regjistruar 2030 maturantë.