Serbia vazhdon të provokojë, përmes sportit. Kjo pasi Zvezda ka deklaruar se do vije ne Kosove. Në fakt, klubet dhe delegacionet e ndryshme sportive serbe kohë pas kohe e vizitojnë Kosovën pa marrë kurrfarë leje që të futen në një shtet tjetër. Pasi javë më parë në Kosove qëndruan vaterpolistët serbë të përfaqësueses, mediet serbe shkruajnë se muajin tjetër një tjetër skuadër do ta vizitojë Kosovën.
Bëhet fjalë për klubin e futbollit Crvena Zvezda, i cili planifikon të zbresë në Kosovë më 18 maj të këtij viti, duke zbarkuar në Graçanicë, ku do të luajë ndaj skuadrës lokale. Ardhja e klubit më të madh serb pritet të ndodhë vetëm dy javë pas pranimit të Kosovës në UEFA, i cili pritet të ndodhë më 3 maj.
Në fakt, Zvezda do ta vizitojë edhe një herë Kosovën pas një viti. Herën e kaluar ekipi bardhekuq ishte pritur si hero nga serbët lokalë në Kosovë. Siç dihet, një klub nuk ka të drejtë të zhvillojë ndeshje as zyrtare e as miqësore pa e marrë lejen e shtetit amë, apo të federatës përkatëse.
Por, serbët nuk e respektojnë asnjëherë këtë rregull, duke zhvilluar madje edhe ndeshje zyrtare, siç janë ato të Kupës, në sporte të ndryshme midis .Siç njoftojnë mediet serbe, çmimi i biletës për këtë ndeshje nuk është bërë ende i ditur, ndërsa të gjitha paratë do të shkojnë për fondacionin e Rashkës në Prizren.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kishte paralajmëruar se do të mundohet ta ndalojë apo pengojë çdo tentim të serbëve për të zhvilluar aktivitete sportive në vendin tonë, pa marrë leje, citohet “Zëri”.