Vajza e vogël e shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta më 1 Korrik, ka publikuar një foto të vjetër të vitit 2003.
Besiana Kadare e cila është funksionare e lartë diplomatike e Shqipërisë, ka ndarë foton ku shihet duke pozuar pranë kryeministrit Rama, i cili në atë kohë ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Përgjatë mandatit të parë timin në OKB në New York, me KM Rama (atëkohë kryetar bashkie), shefi im i atëhershëm Ambasador Nesho dhe gruaja e tij Daniela, dhe miku jonë familjar prej një kohe të gjatë Julien Roche. Rreth vitit 2003”, shkruan Besiana Kadare.