Ka ndërruar jetë pak minuta më parë Ilda Dervishi, 28 vjeç, e cila u plagos sot në mëngjes nga bashkëshorti.
Admir Dervishi, 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, qëlloi me armë të shoqen pas një konflikti me të.
Ngjarja ndodhi në orën 7:10, në shtëpinë e çiftit, në rrugën e Qelqit në Tiranë.
E ndjera u dërgua në QSUT, por nuk arriti të mbijetonte.
Autori i krimit është arrestuar nga policia.
Sipas policisë, shkak i konfliktit familjar ka qenë xhelozia e burrit për të shoqen.