Militantët e Sali Berishës, të mbledhur para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij, kanë sulmuar sot Ambasadën Amerikanë në Tiranë. Ata i kanë quajtur përfaqësuesit amerikanë në vendin tonë një “çetë komunistësh”.
“Ambasada Amerikane në Shqipëri është një çetë komuniste, është një çetë rebelësh, sepse Yuri Kim inauguroi ato anijet. Ato anijet marrin nga taksat tona 80 mijë euro në ditë”, deklaroi militanti.
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur non grata Sali Berishën, i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion me aferën e Klubit Partizani.
/a.r