Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, teksa është përpjekur që të fshihte gjysëm kilogramë heroinë që kishte me vete dhe tentoi të largohej.
Për t’i shpëtuar kapjes, agresorit 34-vjeçar i është dashur të sulmojë edhe një efektiv policie në aksion. Megjithatë 34-vjeçari rezident u arrestua dhe u dërgua në burgun e Livornos.
Aksioni u krye rreth orës 20:00 të mbrëmjes së martë (20 Gusht), kur një makinë policie ndaloi një skuter në “Via Pini”, për një kontroll normal. Megjithatë, në vend që të ndalonte, shoferi nxitoi për t’u arratisur, por kur pa se rruga ishte e bllokuar, filloi të vraponte për të mbuluar gjurmët.
I mbërritur përmes Turatit, i dyshuari hodhi një pako të madhe ngjyrë kafe në shkurre dhe më pas filloi një sherr me një nga policët.
Pasi u ndalua, ai u dërgua në komisariat për të hetuar rastin, kurse emri nuk u publikua. Doli se pakoja që ai hodhi përmbante të paktën 500 gramë heroinë, e cila u sekuestrua menjëherë, së bashku me një shumë të vogël valute në euro. 34-vjeçari u vu në pranga dhe më pas u transferua në Sughere, për t’iu nënshtruar procesit hetimor dhe gjyqësor.
/a.r