Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dy ditë më parë (18 gusht) inskenuan një përplasje mjetesh me dëme materiale.
Pasi shërbimet kanë konstatuar skemën e mashtrimit, një prej autorëve ka tentuar të largohet por është kapur nga punonjësit e policisë.
“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, u bë e mundur arrestimi i 3 shtetasve në flagrancë me ineciale A.M, F.B dhe E.R.
Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurinë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kanë konstatuar, njëri nga autorët është larguar në vrap por është kapur nga punonjësi i policisë”, thuhet në njoftim.
/a.r